Marina Duhani rikthehet në krye të Këshillit të Qarkut Shkodër, pas largimit të Edmond Ndout

Publikuar me datë:

Marina Duhani, përfaqësuese e Partisë Socialdemokrate (PSD), pritet të marrë sërish drejtimin e Këshillit të Qarkut Shkodër, pas dorëheqjes së Edmond Ndout, i cili do të drejtojë OSHKSH-në për veriun. Emri i saj do t’i nënshtrohet fillimisht miratimit në Këshillin Bashkiak Shkodër, në një procedurë që duket se është thjesht formale.

Duhani rikthehet kështu në një post që e mbajti nga korriku i vitit 2023 deri në janar të vitit 2024. Ajo u zgjodh për herë të parë në krye të institucionit më 18 korrik 2023, si përfaqësuese e PSD-së, por disa muaj më vonë dha dorëheqjen. Pas largimit të saj, drejtimin e Këshillit të Qarkut e mori Edmond Ndou, i propozuar nga Partia Socialiste.

Kush është Marina Duhani?

Duhani është pjesë e strukturave të PSD-së dhe e angazhuar në politikën vendore, ku aktualisht ushtron edhe detyrën e anëtares së Këshillit Bashkiak Shkodër.

Ajo ka përfunduar studimet për Financë-Kontabilitet në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër në vitin 2009, ndërsa një vit më pas ka marrë diplomën master në Tregti Ndërkombëtare në Universitetin e Alicante-s, në Spanjë.

Përvoja e saj profesionale përfshin punësimin në sektorin financiar, shitje, menaxhim projektesh dhe organizim eventesh. Gjatë viteve 2019–2020, Duhani u përfshi në një projekt binjakëzimi të Bashkimit Europian për konkurrencën e drejtë, në bashkëpunim me institucione shqiptare dhe spanjolle.

Në vitin 2023, përveç zgjedhjes në krye të Këshillit të Qarkut, ajo u bë pjesë edhe e Këshillit Bashkiak Shkodër. Në karrierën e saj përfshihet gjithashtu angazhimi në strukturat drejtuese të Aleancës Kombëtare të Këshilltarëve Bashkiakë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një restorant në Librazhd, raportohen vetëm dëme materiale

Një zjarr përfshiu një restorant në Librazhd mbrëmjen e...

Aulon Kalaja: “Kanë humbur kontaktin me realitetin, shkoni te Spitali Ushtarak, jam i traumatizuar”

Aulon Kalaja, kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, ka reaguar me tone të forta kundrejt dhunës së ushtruar ndaj protestuesve, duke përdorur ironi për të sfiduar pretendimet për ndërhyrje të agjenturave të huaja dhe duke vënë në dyshim mënyrën sesi përshkruhet situata aktuale në vend. I ftuar në emisionin “Prime News24”, Kalaja filloi bisedën duke […]

Disiplina publikon vendimet, Vllaznia ndëshkohet me gjobë për sjelljen e tifozëve

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur më...