Dy autoambulanca në selinë e PD-së, Këlliçi: Policia hodhi gaz lotsjellës, Bozdo: Turp!

Publikuar me datë:

Dy ambulanca kanë hyrë në oborrin e Partisë Demokratike.

Disa protestues kanë pasur probleme shëndetësore si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës nga policia dhe po marrin ndihmë të parë në vendngjarje.

Forca të shumta policore janë të pranishme gjithashtu përgjatë Rrugës së Elbasanit.

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, deklaroi se policia ka hedhur bombola gazi në selinë e partisë, edhe pse nuk është shënuar asnjë incident.

“Në selinë e Partisë Demokratike janë hedhur bombola gazi nga ana e policisë. Nuk ka pasur asnjë incident dhe kjo ngjarje ka ndodhur në kushtet kur nuk ka pasur kurrfarë provokimi”, u shpreh Këlliçi.

Edhe Eno Bozdo e cilësoi situatën të papranueshme, duke nënvizuar se ndërtesa e PD-së po goditet me dhunë.

“Është e turpshme që sulmohet selia e PD-së. Nuk pranojmë kurrë dhunën e pajustifikuar. Dolëm tre deputetë, donim të flisnim me komandantin dhe nuk doli askush”, u shpreh Bozdo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related