Deputeti Onid Bejleri u ka bërë thirrje qytetarëve të Shkodrës që protestat të zhvillohen paqësisht, duke shmangur dhunën dhe dëmtimin e bizneseve.
“Shkodra nuk duhet të paguajë çmimin e dhunës!”, shprehet Bejleri, duke theksuar se pakënaqësia dhe e drejta për të protestuar nuk duhet të përkthehen në dëme për ekonominë lokale dhe qytetarët.
Sipas deputetit, zhvillimi ekonomik i Shkodrës gjatë viteve të fundit nuk duhet të vihet në rrezik nga aktet e dhunës dhe vandalizmit.
Bejleri ka apeluar gjithashtu që të miturit të mos përfshihen në veprime të tilla, duke kërkuar më shumë përgjegjësi dhe mbrojtje për fëmijët gjatë protestave.

