Një grup protestuesish i vuri flakën godinës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Menjëherë pas ngjarjes, forcat e policisë reaguan duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Protestuesit janë larguar drejt Sheshit Skënderbej, ndërkohë që policia ka ndërhyrë gjithashtu me plumba gome për t’i ndalur.
Në të njëjtën kohë, zjarrfikësit janë angazhuar për të shuar zjarrin në Ministrinë e Infrastrukturës.
Ministria në fjalë drejtohet nga Belinda Balluku, e cila është përballur me një sërë akuzash serioze për korrupsion.

