Komisioni Europian për protestat në Shqipëri: Liria e shprehjes dhe e tubimit duhet të respektohet, ndërhyrjet të jenë në përputhje me ligjin

Publikuar me datë:

Komisioni Europian ka reaguar me një deklaratë lidhur me trazirat që kanë përfshirë Shqipërinë prej gjashtë ditësh, pas fillimit të protestave të studentëve.

Institucioni thekson se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore, por nënvizon se dhuna nuk mund të pranohen në një shoqëri demokratike. Po ashtu, Komisioni kërkon që ndërhyrja e forcave të rendit të respektojë kuadrin ligjor dhe të jetë në përpjesëtim të drejtë me situatën.

Deklarata
Ne dënojmë përdorimin e dhunës në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, përfshirë zjarrvëniet, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe reagimi ndaj saj duhet të mbetet brenda kufijve të ligjit dhe të jetë proporcional.
Përgjegjësit duhet të mbahen para drejtësisë, përmes një procesi të rregullt ligjor.
Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane, të cilat duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.
Ne mirëpresim angazhimin e autoriteteve shqiptare për të garantuar mbrojtjen e së drejtës për të protestuar. Në një vend kandidat që është plotësisht i angazhuar në procesin e anëtarësimit në BE dhe që po shënon përparim të rëndësishëm në rrugën drejt integrimit evropian, pakënaqësitë duhet të trajtohen përmes dialogut konstruktiv dhe në mënyrë paqësore.

Komisioni vlerëson hapur angazhimin e institucioneve shqiptare për të garantuar të drejtën e protestës. Në deklaratë, theksohet se dialogu konstruktiv dhe i qetë është mënyra e duhur për të adresuar pakënaqësitë, veçanërisht në një shtet kandidat që ka bërë hapa përpara drejt integrimit në Bashkimin Europian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related