Tha se do bënte burg për Veliajn, Robert Ndrenika: Ishte metaforë! Nuk e di për çfarë akuzohet

Publikuar me datë:

Deklarata e aktorit të madh Robert Ndrenika drejtuar kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, “Ç’të mbeti nga burgu do ta vazhdoj unë,” shkaktoi një stuhi reagimesh në opinionin publik.

Në një intervistë telefonike në SYRI TV, aktori ka shpjeguar kuptimin e fjalëve të tij, duke e cilësuar si një “thënie të vjetër shkrimtarësh turq” dhe jo një mbështetje për akuzat e korrupsionit, për të cilat tha se nuk ishte në dijeni.

Ngjarja ndodhi pak minuta para seancës gjyqësore të Veliajt, ku salla e gjyqit u shndërrua në një ambient pritjeje për mbështetësit e tij. Pas një përqafimi dhe një puthjeje në ballë, Ndrenika i tha kryebashkiakut fjalët që u bënë virale, duke nxitur një debat të gjerë për qëndrimin e artistëve ndaj figurave politike të akuzuara për korrupsion.

Në mbrojtje të vetes, Ndrenika sqaroi se shprehja e tij ishte një metaforë solidariteti me rrënjë historike.

Ai rrëfeu një histori nga koha e Turqisë, ku nipi i një të burgosuri, Bedeli, ofrohet të vuajë dënimin e tij. “Në këtë kuptim ia kam thënë,” pohoi aktori, duke shtuar se e ka thënë sepse i vinte keq për Veliajn, të cilin e njihte që fëmijë. I pyetur nëse i njihte akuzat specifike ndaj kryebashkiakut, Ndrenika u përgjigj: “Jo, nuk i kam marrë vesh. Di vetëm që ka punuar mirë. Po ka vjedhur, le të marrë dënimin e merituar.”

Aktori pranoi se mendimi i tij për Erion Veliajn ka “evoluuar”. Ai përmendi ndryshimin e qëndrimit për çështjen e Teatrit Kombëtar, ku fillimisht ishte kundër prishjes, por tani mbështet projektin e ri, duke u shprehur se “atje po bëhen çudira”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

Dy shtetas janë paraqitur për ndihmë mjekësore në spital...

U plagos nga ish-komandoja në kërkim, polici Edison Adri në gjendje të rëndë në reanimacion

Mbetet e pandryshuar gjendja shëndetësore e efektivit të policisë që u plagos, Edison Adri. Pas ndërhyrjes kirurgjikale në nofull, ai është transferuar në repartin e reanimacionit. Burimet për Syrin bëjnë me dije se Adri eshtë në gjendje të rëndë, por me parametra jetësorë të qëndrueshëm. Ndërsa autori i dyshuar, Violand Braçellari, është jashtë rrezikut për […]

Pjesë e disa grupeve kriminale, 6 persona ekstradohen sot nga Dubai

Gjashtë persona, të arrestuar në Dubai, pritet që të...