Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka akuzuar policinë për ushtrim dhune ndaj Eldi Demirxhiut, një 20-vjeçar që, sipas tij, u ndalua me forcë nga 10 efektivë ndërsa shëtiste me një shoqe pranë Lanës.
Kapri pohon se incidenti ndodhi në prani të tij dhe se, pas kërkimeve, e gjeti të riun pas mesnate në Komisariatin nr. 1, ku Demirxhiu kishte shenja të dukshme dhune në fytyrë. Viktima, sipas dëshmisë së tij, thotë se është keqtrajtuar pa asnjë arsye ligjore.
Deputeti Kapri, përmes një reagimi të plotë, shprehet:
“Eldi Demirxhiu është 20 vjeç dhe u rrëmbye para syve të mi nga 10 policë që e tërhoqën zvarrë. E kërkova dhe e gjeta pas mesnate në komisarian nr 1 të dhunuar, të nxirë nga grushtat në fytyrë. Më tha që ‘krimi’ i vetëm ishte se po shëtiste pranë Lanës me një shoqen e tij. E takova sot sërish pranë Bllokut të Sigurisë ku do e mbajnë edhe dy ditë të tjera. Prindërit e tij nuk lëvizin nga dera e komisariatit dhe ende nuk e kanë takuar dot”, shkruan Kapri.

