Tension në Qytetin Studenti, persona të paidentifikuar thyejnë xhamat e konviktit, të rinjtë: Nuk janë protestues!

Studentët rezidentë në Qytetin Studenti në Tiranë kanë denoncuar një incident të rëndë dhe të dyshimtë, pasi një grup personash të panjohur kanë sulmuar një nga godinat e konviktit.

Në një denoncim të dërguar redaksisë së BalkanWeb nga një prej studentëve që jeton në godinën e prekur, bëhet e ditur se autorët kanë mbërritur papritur dhe kanë filluar të godasin xhamat e ndërtesës me objekte të forta.

“Erdhën papritur, nuk janë protestues. Ata thyen xhamat dhe më pas u dëgjuan ulërima,” denoncoi studenti për BalkanWeb.

Nuk ka raportime për të plagosur si pasojë e këtij sulmi, megjithatë incidenti ka shkaktuar pasiguri dhe frikë të thellë mes studentëve që ndodheshin brenda godinës. Dyshimet për motive provokimi janë shtuar gjatë kësaj nate të tensionuar në kryeqytet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe