Prania e policisë po rritet ndjeshëm përgjatë rrugës së Durrësit.
Gjatë ditës së sotme, protesta është shënuar nga kaos dhe tension të lartë, duke eskaluar në përplasje dhe akte dhune.
Forcat e policisë ndërhynë për të shpërndarë protestuesit, duke e përkeqësuar më tej klimën në terren. Shumë studentë u panë të plagosur, ndërsa disa janë tërhequr zvarrë dhe shoqëruar nga efektivët.
Që prej orës 14:00, studentët janë mbledhur në protestë, ndërkohë që vazhdimisht dëgjohet thirrja: “Dorëheqje, dorëheqje”.

