Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ballsh, Mallakastër, ku një 37-vjeçar ka rënë pre e dhunës nga dy persona të panjohur.
Policia njofton se shtetasi me inicialet M. A. ka kërkuar ndihmë në Spitalin Rajonal të Fierit, pasi është sulmuar rreth orës 07:00 në ambientet e lokalit që zotëron në qytetin e Ballshit. Sipas deklarimit të tij, dy persona e kanë goditur me levë dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Uniformat blu kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët, ndërsa po punohet gjithashtu për të sqaruar të gjitha rrethanat e incidentit.

