Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hile Curri, ka shprehur mirënjohjen ndaj deputetes së pavarur të Shkodrës, Marjana Koçeku, e cila votoi kundër reformës territoriale që parashikon shkrirjen e Bashkisë Fushë-Arrëz.
Gjatë një interviste Curri e cilësoi qëndrimin e deputetes si një shembull të një fryme ndryshe në politikë. Sipas tij, Koçeku tregoi vendosmëri duke mos u tërhequr nga vota e saj kundër nismës.
Kreu i bashkisë e vlerësoi deputeten si një vajzë të përgatitur, duke deklaruar se me qëndrimin e saj “solli demokracinë në Parlament”.
Curri kundërshton reformën që prek Fushë-Arrëzin, duke e konsideruar atë të padobishme për qytetarët, ndërsa falënderoi Koçekun për zërin e saj në Kuvend kundër bashkimit të kësaj bashkie me njësi të tjera
vendore.

