Një aksident automobilistik ndodhi këtë pasdite brenda tunelit Tiranë-Elbasan. Pamjet e marra nga vendngjarja tregojnë se dy automjete janë përplasur me forcë, duke u shkaktuar atyre dëme të mëdha materiale.
Ende nuk ka informacion nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit. Ndërkohë, policia ndodhet në vend dhe po menaxhon situatën për të rregulluar trafikun. Po ashtu, forcat policore janë duke hetuar për të sqaruar shkaqet e ngjarjes. Përkohësisht, lëvizja e makinave në këtë segment është ndërprerë, duke sjellë vështirësi për qarkullimin.

