Tirana triumfon në Elbasan dhe shpëton sezonin, bie Bylisi, Teuta në “play-out”

Publikuar me datë:

Këtë të dielë u mbyll sezoni i rregullt Superiores, teksa u luajtën ndeshjet e fundit.

Tirana nuk i lë asgjë rastësisë, fiton ndaj Elbasanit 1-3 dhe shmang “Play Out”. Një ndeshje cila kishte pothuajse gjithçka brenda, duke filluar që nga tensioni dhe përplasja, deri tek ndërprerja e përkohshme e ndeshjes.

Me këtë sukses, bardheblutë shpëtojnë sezonin i cili rezultoi mjaft i vështirë dhe tashmë synimi mbetet rikthimi me pretendentëve.

Vora shpëton nga rënia pas triumfit të madh 5-2 ndaj Bylis. Ky rezultat dërgon në Kategorinë e Parë ballshiotët, të cilët i bashkohen Flamurtarit.

Pavarësisht fitores 3-2 të Teutës ndaj kampionëve të Egnatias, durrsakët shkojnë në “Play Out” dhe do të kërkojnë nëpërmjet kësaj faze, qëndrimin mes më të mirëve.

Në takimet e tjera të zhvilluara këtë pasdite, Vllaznia-Flamurtari përfundoi 2-0,  ndërsa Partizani-Dinamo u mbyll me shifrat 2-1.

4 vendet e para që do luajnë në “Final Four’ janë Vllaznia, Elbasani, Egnatia dhe Dinamo. 6 ndeshjet e “Final Four” do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, në periudhën 16–31 maj 2026.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...