Në kërkim nga Interpoli, por Radoiçiç lëviz i lirë në Serbi! Merr pjesë në tubime elektorale me djalin e Vuçiçit

Publikuar me datë:

Partia Përparimtare Serbe (SNS) organizoi një tubim në Kragujevc, ku fjalën kryesore e mbajti presidenti serb Aleksandar Vuçiç, njëkohësisht kandidati kryesor i partisë. Aktiviteti u shoqërua me praninë e disa personazheve të njohur, mes tyre djali i presidentit, Danilo Vuçiç, dhe Milan Radoiçiç, i shpallur në kërkim nga Interpoli. Danilo Vuçiç mbërriti në tubim i shoqëruar nga disa automjete të pajisura me drita sinjalizuese emergjence. I pranishëm ishte edhe Radoiçiç, biznesmen kontrovers dhe ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili kërkohet nga Interpoli për çështjen e ngjarjeve në Banjskë, ku ai ka marrë përsipër përgjegjësinë.

Tubimi u zhvillua në sallën “Jezero”, ndërsa jo shumë larg saj studentët kishin ngritur një tendë. Sipas raportimeve, situata mbeti e qetë dhe nuk pati incidente. Në zonë kishte efektivë policie me uniformë, por edhe punonjës të policisë të veshur civilë.

Përveç Aleksandar Vuçiçit, në aktivitet foli edhe ish-presidenti serb Tomislav Nikoliç. Pas përfundimit të tubimit, dhjetëra autobusë u larguan nga zona duke transportuar mbështetësit e SNS-së drejt qyteteve të tyre. Mes pjesëmarrësve kishte edhe persona që kishin ardhur nga Mali i Zi.

Gjatë aktivitetit, mbështetësve të partisë iu shpërnda ushqim falas, përfshirë mish të pjekur në skarë, kokoshka dhe petulla të vogla. Pas tubimit, disa qytetarë u panë duke u larguar me flamuj, pankarta dhe çanta me ushqime, mes tyre sanduiçë dhe pleskavica.

Përdorimi i dritave sinjalizuese nga automjetet e zyrtarëve të partisë është një çështje për të cilën Vuçiç ishte shprehur kritik edhe më herët. Në një mbledhje të Këshillit Kryesor të SNS-së, në qershor të vitit 2019, ai kishte qortuar zyrtarët që përdornin automjete të pajisura me sinjalizues të tillë.

Në atë kohë, Vuçiç tha se, gjatë rrugës për në takim, kishte parë një numër të madh makinash të zyrtarëve të partisë me drita emergjence. Ai theksoi se të drejtën për t’i përdorur ato e kishin vetëm ai dhe dy persona të tjerë në vend, duke kundërshtuar faktin që, sipas tij, rreth 30 zyrtarë po i përdornin ato.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tensione para Kryeministrisë/ Policia largon mediat nga zona, përplasje mes efektivëve dhe gazetarëve

Gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kryeministrisë në Tiranë,...

Përplasje para Kryeministrisë, policia shoqëron disa protestues

Para Kryeministrisë në Tiranë është shënuar një përshkallëzim i...