Një aksident zinxhir ka ndodhur në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan.
Mediat kosovare kanë publikuar pamje nga vendngjarja, ku shfaqen disa automjete të përfshira në aksident, të cilat kanë pësuar dëme të mëdha materiale.
Po ashtu, raportohet se disa persona kanë mbetur të lënduar. Në videot nga vendi i ngjarjes është i dukshëm edhe një automjet që ka dalë jashtë rrugës.
Aktualisht, rrethanat e plota të aksidentit nuk janë bërë të ditura.

