Ankimoi dënimin e tij, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Salianjit

Publikuar me datë:

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë këtë të premte kërkesën e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili kishte kundërshtuar vendimin e Apelit që e dënonte me një vit burg.

Pas shqyrtimit të çështjes, trupi gjykues i Gjykatës Kushtetuese, me shumicë votash, vendosi të mos pranojë kërkesën e Salianjit.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese:

Në datën 29.09.2026, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë zhvilloi një seancë plenare mbi bazën e dokumenteve për shqyrtimin e kërkesës së Ervin Salianjit. Objekti i kërkesës ishte: “Shfuqizimi i vendimeve nr. 2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; nr. 30-2024-6822, datë 26.09.2024 së Gjykatës të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr. 00-2025-421, datë 11.03.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.

Gjykata, e mbledhur më 09.10.2026, analizoi pretendimet dhe kundërshtimet e palëve. Në përmbledhje, arriti në këto konkluzione:

– U shqyrtua çështja në raport me lirinë e shprehjes së garantuar nga neni 22 i Kushtetutës, në lidhje me ushtrimin e mandatit parlamentar dhe standardin për arsyetimin e vendimit gjyqësor. Duke iu referuar gjithashtu jurisprudencës së GJEDNJ-së, Gjykata vlerësoi se megjithëse liria e shprehjes është thelbësore për deputetët, neni 10 i KEDNJ-së nuk ofron një liri të pakufizuar për shprehje, veçanërisht nëse informacioni i dhënë nuk ofrohet me mirëbesim dhe nuk është i saktë dhe i besueshëm. Në këtë kontekst, Gjykata konstatoi se dënimi penal i kërkuesit përbën një ndërhyrje në lirinë e shprehjes.

Brenda kornizës së nenit 17 të Kushtetutës, Gjykata çmoi se ndërhyrja është e bazuar në ligj dhe synon një qëllim legjitim. Për më tepër, duke vlerësuar proporcionalitetin e ndërhyrjes, gjykata theksoi me shumicë votash se masat e ndërmarra janë në përputhje me qëllimet legjitime të synuara dhe arsyet e paraqitura nga gjykatat e zakonshme ishin të përshtatshme dhe të mjaftueshme për ta justifikuar këtë ndërhyrje.

– Përsa i përket pretendimeve të tjera të lidhura me të drejtën për një proces të rregullt ligjor të paraqitura nga kërkuesi, gjykata po ashtu, me shumicë votash, i konsideroi të pabazuara.

Si përfundim, trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese, me shumicë votash, mori vendimin:

1. Kërkesa e Salianjit të hidhet poshtë.

Vendimi përfundimtar do të publikohet i arsyetuar brenda afateve të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Një viktimë nga virusi Shamonda në Francë, OBSH qetëson: Nuk pritet përhapje e gjerë

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk pret një përhapje të...

Studimi i ri për vaksinën e personalizuar kundër kancerit: Rreziku i vdekjes ulet me 42%

Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit, në kombinim me...

Francë/ Hapi zjarr nga makina duke vrarë 1 person dhe plagosur 5 të tjerë, Macron: Sulm terrorist racist

Një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm me armë zjarri të ndodhur në Trappes dhe La Verrière, në jugperëndim të Parisit. Viktimat përfshijnë edhe një vajzë 12-vjeçare, ndërsa tre nga të lënduarit ndodhen në gjendje të rëndë. Autori i dyshuar është arrestuar dhe hetimi është marrë në dorë nga […]