Shkollat e Shkodrës përfitojnë financime të reja, ndërhyrje te “Skënderbej” dhe “Oso Kuka”

Publikuar me datë:

Shkolla “Skënderbej” dhe gjimnazi “Oso Kuka” në Shkodër do të përfitojnë investime për përmirësimin e infrastrukturës arsimore. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka bërë të ditur se është parashikuar rikonstruksioni i plotë i shkollës “Skënderbej”, si dhe ndërhyrje për përmirësimin e ambienteve sportive në gjimnazin “Oso Kuka”.

Dy projektet janë pjesë e një pakete me 39 investime të reja në institucionet arsimore në vend. Financimi do të sigurohet nga qeveria, ndërsa bashkitë do të përgatisin projektet përkatëse.

Sipas ministres Kumbaro, këto investime synojnë krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e procesit mësimor për nxënësit dhe përmirësimin e ambienteve ku punojnë mësuesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related