Valentin Ftoni, i cili u ndalua nga autoritetet amerikane pas shumë vitesh në arrati, është dënuar nga drejtësia shqiptare me dy vendime të veçanta, secili duke e dënuar me 25 vjet burg për përfshirjen e tij në tre vrasje. Emri i Ftonit është i njohur për lidhjet me disa prej ngjarjeve më të rënda kriminale që ndodhën në Shqipëri nga fundi i viteve ’90 deri në fillim të viteve 2000.
Referuar dokumenteve gjyqësore, një prej këtyre vendimeve është dhënë për vrasjen e Tom Gacit në vitin 1998. Ndërsa dënimi i dytë i është dhënë për ekzekutimin e bashkëshortëve Gjelosh dhe Ardiana Markaj, ngjarje që ndodhi në vitin 2000.
Në përfundim, ndaj Ftonit janë dhënë dy vendime, të cilat parashikojnë nga 25 vjet heqje lirie për secilën, për përgjegjësinë në tre vrasje gjithsej.

