Superkupa e Shqipërisë shkon në Vlorë, Flamurtari triumfon në basketbollin e femrave

Publikuar me datë:

Flamurtari ka rrëmbyer Superkupën e Shqipërisë në basketboll për femra, pasi ka triumfuar me rezultatin 94-74 ndaj Tiranës.

Ekipi nga Vlora vazhdon të shtojë sukseset në arritjet e tij, duke fituar këtë trofe vetëm pak ditë pasi kishte siguruar edhe Kupën e Federatës. Me këtë rezultat, Flamurtari pasuron koleksionin dhe e hap sezonin e ri me një tjetër sukses të rëndësishëm.

Gjatë takimit me Tiranën, skuadra vlonjate kontrolloi lojën, dhe në fund të sfidës ngriti lart kupën e Superkupës, duke sjellë një tjetër trofe në qytetin bregdetar.

Kësisoj, Flamurtari e nis sezonin me dy tituj të fituar brenda një periudhe të shkurtër, duke dëshmuar aspiratat për të kryesuar basketbollin shqiptar të femrave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related