Akademikja shkodrane Valentina Ndou sërish mes 2% të shkencëtarëve më të mirë në botë, për të katërtin vit radhazi

Publikuar me datë:

Akademikja shkodrane Valentina Ndou shënon një tjetër vlerësim në arenën ndërkombëtare të kërkimit shkencor. Për të katërtin vit radhazi, ajo është përfshirë në listën e 2% të shkencëtarëve më me ndikim në botë, duke u renditur në këtë klasifikim për vitet 2023, 2024, 2025 dhe 2026.

Klasifikimi “World’s Top 2% Scientists”, i hartuar nga Stanford University në bashkëpunim me studiues dhe organizata ndërkombëtare, bazohet në të dhëna bibliometrike të Scopus dhe vlerëson ndikimin e punës kërkimore të shkencëtarëve në rang global.

Ndou është vlerësuar në fushën e Ekonomisë dhe Biznesit, ndërsa përfshirja e saj e vazhdueshme në këtë renditje tregon impaktin e punës së zhvilluar ndër vite në kërkimin akademik.

Për akademiken, ky vlerësim shkon përtej një renditjeje personale, duke shërbyer si shtysë për të vijuar punën në fushën e kërkimit dhe për të kthyer dijen shkencore në inovacion dhe vlerë për shoqërinë.

“Kërkimi shkencor nuk përbëhet vetëm nga publikime dhe citime. Ai ndërtohet mbi ide, dialog, bashkëpunime, njerëz dhe marrëdhënie”, shprehet Ndou, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit në zhvillimin e shkencës.

Me origjinë nga Dukagjini i Shkodrës, Valentina Ndou e ka nisur rrugëtimin akademik në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, fillimisht si studente dhe më pas si pedagoge. Aktualisht ajo vijon karrierën akademike në Itali.

Në këtë rrugëtim, akademikja ka vlerësuar edhe rolin e kolegëve, studentëve, grupeve kërkimore dhe partnerëve me të cilët ka bashkëpunuar në Shqipëri dhe jashtë saj.

Renditja për të katërtin vit radhazi në mesin e 2% të shkencëtarëve me ndikimin më të lartë në botë përbën një tjetër arritje në karrierën e saj dhe një vlerësim ndërkombëtar për një emër të lidhur ngushtë me Shkodrën dhe Universitetin e Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tensione para Kryeministrisë/ Policia largon mediat nga zona, përplasje mes efektivëve dhe gazetarëve

Gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kryeministrisë në Tiranë,...

Përplasje para Kryeministrisë, policia shoqëron disa protestues

Para Kryeministrisë në Tiranë është shënuar një përshkallëzim i...

Tensione mes protestuesve, njëri kërkon dialog, por të tjerët ndërhyjnë dhe përshkallëzojnë situatën

Ditën e trembëdhjetë të protestës, përpara Kryeministrisë në bulevardin...