30 raste të reja me kancer gjiri në Shkodër, onkologia Xhuveli: Është rritur ndërgjegjësimi për kontrollet

Publikuar me datë:

Në Shkodër janë evidentuar 30 raste të reja me kancer gjiri gjatë këtij viti. Shifra mund të ndryshojë edhe gjatë muajit tetor, kur fushatat ndërgjegjësuese dhe kontrollet mjekësore për këtë sëmundje janë më të shpeshta.

Mjekja onkologe në Spitalin Rajonal të Shkodrës, Ana Xhuveli, thotë se vitet e fundit është vënë re një rritje e ndërgjegjësimit të grave për kryerjen e kontrolleve dhe ekzaminimeve parandaluese.

Megjithatë, sipas saj, ende ka gra, veçanërisht në moshat më të mëdha, që i shmangin kontrollet nga frika, duke bërë që sëmundja të diagnostikohet në faza më të avancuara.

Xhuveli apelon për kontrolle të rregullta dhe shpjegon edhe moshën dhe rastet kur rekomandohet kryerja e mamografisë, duke theksuar se zbulimi i hershëm është një nga faktorët më të rëndësishëm në trajtimin e kancerit të gjirit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tensione para Kryeministrisë/ Policia largon mediat nga zona, përplasje mes efektivëve dhe gazetarëve

Gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kryeministrisë në Tiranë,...

Përplasje para Kryeministrisë, policia shoqëron disa protestues

Para Kryeministrisë në Tiranë është shënuar një përshkallëzim i...

Tensione mes protestuesve, njëri kërkon dialog, por të tjerët ndërhyjnë dhe përshkallëzojnë situatën

Ditën e trembëdhjetë të protestës, përpara Kryeministrisë në bulevardin...