OBSH: 2 në 3 të rinj në Evropë kanë përjetuar trauma në fëmijëri

Publikuar me datë:

Mbi dy të tretat e të rinjve në Evropë kanë përjetuar të paktën një ngjarje të pafavorshme gjatë fëmijërisë, sipas një raporti të fundit nga Zyra Rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën. Studimi përfshin situata si dhuna familjare, abuzimi apo ndarja dhe humbja e prindërve.

Raporti bazohet në një anketim të kryer me më shumë se 26 mijë të rinj të moshës 18 deri në 30 vjeç. Sipas të dhënave, mbi një në pesë të anketuar kanë qenë të ekspozuar ndaj katër ose më shumë përvojave të tilla të pafavorshme. Efektet e këtyre përjetimeve shpesh bëhen të dukshme pas shumë vitesh, duke ndikuar në shëndetin mendor dhe fizik, marrëdhëniet sociale, si dhe mundësitë për arsimim dhe punësim.

Ndarja apo vdekja e prindërve, përjetimi i dhunës në familje dhe abuzimi emocional janë ndër përvojat më të shpeshta të cilat i kanë raportuar të rinjtë e përfshirë në studim.

“Kur një fëmijë rritet përreth dhunës ose në një familje në krizë, nuk duhet të habitemi që kjo e ndjek atë në klasë, në tregun e punës dhe në marrëdhëniet e tyre vite më vonë”, deklaroi Natasha Azzopardi-Muscat, drejtoreshë e sistemeve shëndetësore në OBSH/Evropë.

Azzopardi-Muscat vuri në dukje se efektet negative të këtyre përvojave zgjasin përtej shëndetit mendor, duke prekur gjithashtu dimensionet sociale dhe ekonomike të jetës së individëve. Sipas saj, adresimi i këtyre sfidave kërkon bashkëpunim mes disa sektorëve, dhe jo vetëm nga shërbimet shëndetësore.

Në raport theksohet se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj stresit gjatë fëmijërisë mund të lërë pasoja në zhvillimin e trurit, rregullimin e emocioneve dhe në mënyrën sesi trupi përgjigjet ndaj stresit në të ardhmen.

Këto pasoja dalin më të theksuara te ata të rinj që kanë kaluar katër ose më shumë përvoja të vështira. Ky grup raportoi më shpesh dhimbje fizike, vështirësi në aktivitetet e përditshme, probleme me lëvizjen apo kujdesin ndaj vetes.

Të dhënat tregojnë se 76.3% e të rinjve të cilët kanë përjetuar katër ose më shumë përvoja të dëmshme besonin se kishin nevojë për mbështetje profesionale për shëndetin mendor gjatë vitit të fundit. Ndërsa, tek ata që nuk kanë kaluar asnjë përvojë të tillë, kjo përqindje ishte 36.7%.

Raporti ngre gjithashtu shqetësimin se të rinjtë të cilët kanë qenë më të prekur nga këto përvoja të pafavorshme kanë më pak gjasa të marrin ndihmën profesionale për shëndetin mendor që u nevojitet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përplasjet për kurimin e Erjon Vishkullit në Itali/ Pas deklaratës së motrës, vëllai: Shpenzimet i mbuloi shteti

Deklarata të ndryshme kanë ardhur nga familjarët e Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit që u plagos rëndë në sy nga një plumb gome gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë dhe u transferua në Itali për trajtim të specializuar mjekësor. Pasi motra e të riut deklaroi me një story në Instagram,  se transferimi i tij ishte mundësuar […]

Tensione para Kryeministrisë/ Policia largon mediat nga zona, përplasje mes efektivëve dhe gazetarëve

Gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kryeministrisë në Tiranë,...