Qëlloi me armë në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

Publikuar me datë:

Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia në Bulqizë, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër në fshatin Shtushen.

Pas marrjes së njoftimit për të shtënat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat, u arrestua shtetasi me inicialet L. K., 39 vjeç, banues në fshatin Shtushen.

Gjatë veprimeve hetimore, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, 4 krehëra dhe 47 fishekë luftarakë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related