Shkodër/ Dy efektivë të Policisë së Shtetit marrin dekorata për punën dhe përkushtimin në detyrë

Publikuar me datë:

Gjatë vizitës së tij në Shkodër, ministri Ervin Demo ka vlerësuar me dekorata dy punonjës të Policisë së Shtetit, Elisa Elez Hasanaj dhe Rigers Sekja, për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë ushtrimit të detyrës.

Hasanaj, e cila shërben si operatore e sistemit të kamerave në Stacionin e Policisë Kufitare Hani i Hotit, dhe Sekja, efektiv i Forcave të Posaçme “Shqiponja”, u nderuan për angazhimin e tyre në përmbushjen e përgjegjësive dhe në shërbim të qytetarëve.

Të dy punonjësit kanë rreth tre vite eksperiencë në Policinë e Shtetit dhe, sipas vlerësimit të bërë gjatë ceremonisë, përfaqësojnë shembuj të përkushtimit dhe korrektësisë në detyrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related