Alarm në Firence, gjendet bombol gazi poshtë statujës së Davidit në Piazzale Michelangelo

Publikuar me datë:

Alarm në Firence, pasi një bombol gazi u gjet mëngjesin e kësaj të hëne poshtë kopjes së statujës së Davidit, në Piazzale Michelangelo, një nga pikat më të frekuentuara turistike të qytetit.

Bombolën e konstatoi rreth orës 07:30 një punonjëse e kompanisë së shërbimeve mjedisore Alia, e cila njoftoi menjëherë numrin e emergjencës 112. Në vendngjarje mbërritën karabinierët dhe ekipet e specializuara të artificierëve. Zona u izolua për të garantuar sigurinë.

Nuk dihet ende nëse bombola ishte e mbushur apo bosh. Hetuesit po shqyrtojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë së zonës për të përcaktuar se kush e ka vendosur aty dhe në çfarë rrethanash.

Më vonë, pas ndërhyrjes së artificierëve, u konstatua se bombola nuk përbënte rrezik shpërthimi. Zona u rikthye në kushtet normale të sigurisë dhe u rihap, ndërsa hetimet për të zbardhur mënyrën se si bombola përfundoi poshtë statujës vijojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Nis protesta në Prishtinë, kërkohet votimi i ligjit për Gjykatën Speciale

Në Prishtinë nisi protesta në mbështetje të ndryshimeve në...

Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme

Një zjarr ka përfshirë gjatë orëve të vona të natës disa mjete të rënda të një operatori privat, i cili ushtron aktivitet në brigjet e lumit Mat, në Kurbin. Në flakë janë përfshirë 4 kamionë dhe një eskavator. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por pavarësisht kësaj një pjesë e tyre janë shkrumbuar totalisht. […]