Prishtina nën masa sigurie, policia bllokon edhe sot disa rrugë për shkak të protestës

Publikuar me datë:

Policia e Kosovës ka bllokuar edhe sot disa rrugë në kryeqytet, për shkak të protestës që po mbahet gjatë ditës së sotme në Prishtinë.

Protesta është organizuar me thirrje të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), e cila u ka bërë thirrje kategorive të dala nga lufta, si dhe qytetarëve, që t’i bashkohen tubimit në sheshin e Prishtinës.

Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, OVL-UÇK u ka bërë thirrje pjesëmarrësve që të jenë të bashkuar dhe të ruajnë dinjitetin gjatë protestës.

“Për të mbrojtur atë që është e jona dhe për të dëshmuar se UÇK-ja na bashkon”, thuhet në njoftimin e organizatës.

Për shkak të protestës, Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa për sigurinë dhe menaxhimin e qarkullimit në kryeqytet, duke bllokuar përkohësisht disa rrugë.

Qytetarët janë këshilluar të kenë kujdes gjatë lëvizjes në zonat ku po zhvillohet tubimi dhe të përdorin rrugë alternative.

Protesta pritet të vijojë gjatë ditës në sheshin e Prishtinës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Skandali tek AKSHI/ Mirlinda Karçanaj paraqitet për masën në GJKKO

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj është paraqitur sot në...

Liga e Kombeve/ Sot në Tiranë ndeshja e futbollit Shqipëri-San Marino, policia plan masash

Policia e Shtetit/Plan masash për garantimin e rendit dhe...

Shkodra në fokus të Policisë, Demo dhe Hita në takime me strukturat vendore

SHKODËR – Shkodra është bërë ndalesa e parë e...