Një sulm me bomba të drejtuara nga forcat ruse në qytetin Kharkiv të Ukrainës verilindore ka shkaktuar të paktën pesë viktima dhe ka lënë të plagosur 30 persona të tjerë.
Sipas guvernatorit të rajonit, Oleg Sinegubov, tre nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
“Numri i të vdekurve nga sulmi me bomba të drejtuara nga Rusia në Kharkiv tani është pesë. Tridhjetë të plagosur po trajtohen në spitale, tre prej të cilëve janë në gjendje kritike”, deklaroi Sinegubov.
Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov, bëri të ditur se si pasojë e sulmit janë dëmtuar edhe banesa dhe depo të zonës.

