Policia në Vlorë ka përforcuar patrullimet dhe kontrollet në disa pjesë të qytetit, pjesë e masave për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë fundjavës.
Një nga postblloqet më të rëndësishme është vendosur në afërsi të rrethrrotullimit të Transballkanikes. Në këtë pikë, forcat policore ndalojnë të gjitha automjetet që kalojnë, duke iu nënshtruar një kontrolli të detajuar.
Shënjestra kryesore e kontrolleve janë automjetet me xhama të zinj. Oficerët e policisë verifikojnë si drejtuesit ashtu edhe pasagjerët, me qëllim identifikimin e personave të shpallur në kërkim apo zbulimin e rasteve të mbajtjes së armëve pa leje.
Kontrolle të tilla po zhvillohen edhe në pika të tjera brenda qytetit. Në një deklaratë të bërë nga policia, theksohet se shtimi i praniës së patrullave ka si synim parandalimin dhe evidentimin e çdo shkeljeje ligjore gjatë fundjavës.

