Korçë/ Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

Publikuar me datë:

Gjashtë fëmijë nga i njëjti kopsht në Korçë janë paraqitur në spital me simptoma të dyshuara helmimi dhe kanë marrë trajtim mjekësor pas konsumimit të ushqimit në institucion.

Për këtë rast, policia ka nisur procedime penale ndaj mjekes së repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Korçës si dhe ndaj drejtoreshës së kopshtit.

Sipas të dhënave zyrtare, autoritetet dyshojnë se mjekja nuk ka lajmëruar institucionet kompetente për paraqitjen e rasteve me simptoma helmimi, ndërsa drejtoresha dyshohet se ka neglizhuar detyrat funksionale në lidhje me kontrollin dhe verifikimin e ushqimit të ofruar për fëmijët.

Njoftimi i policisë

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, shtetaset:”

“E. X., 57 vjeçe, me detyrë mjeke pranë Spitalit Rajonal Korçë, në pavijonin e Pediatrisë;”

“M. K., 60 vjeçe, me detyrë drejtoreshë e kopshtit ku qëndronin fëmijët që ishin paraqitur në spital.”

“Procedimi penal filloi pasi, gjatë pasdites së djeshme dhe ditës së sotme, janë paraqitur në spital 6 fëmijë nga i njëjti kopsht, me simptoma të njëjta gastrointestinale, dhe mjekja nuk ka njoftuar Policinë.”

“Ndërsa drejtoresha e kopshtit dyshohet se nuk ka përmbushur detyrimin funksional lidhur me kontrollin dhe verifikimin e ushqimit të konsumuar nga fëmijët.”

“Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vlorë/ Kontrollet e policisë, fokus automjetet me xhama të zinj dhe personat në kërkim

Policia në Vlorë ka përforcuar patrullimet dhe kontrollet në disa pjesë të qytetit, pjesë e masave për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë fundjavës. Një nga postblloqet më të rëndësishme është vendosur në afërsi të rrethrrotullimit të Transballkanikes. Në këtë pikë, forcat policore ndalojnë të gjitha automjetet që kalojnë, duke iu nënshtruar një kontrolli të […]

Skandali i kopshtit në Korçë/ Simptoma helmimi dhe fëmijë të tjerë

Skandali në kopshtin e fëmijëve në Korçë zgjeron përmasat...

Korçë/ Konflikt mes dy personave, njëri mbetet i lënduar

Një përplasje mes dy individëve ka ndodhur në qytetin...