Aksident me vdekje në Gjirin e Lalëzit

Publikuar me datë:

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Gjirt të Lalëzit, në Durrës.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe si pasojë ka humbur jetën një 57-vjeçar që ndodhej pasagjer në njërin prej mjeteve.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur edhe të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe një pasagjer tjetër.

Policia njofton se janë arrestuar në flagrancë të dy drejtuesit e automjeteve, pasi dyshohet se po drejtonin mjetet në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

“Rreth orës 22:00, në Gjirin e Lalëzit, janë përplasur dy automjete. Si pasojë ka humbur jetën një 57-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në njërin prej automjeteve. Gjithashtu, kanë marrë lëndime drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë drejtuesit e të dy automjeteve, të cilët rezultuan se drejtonin automjetet në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Karamuço: Alket Rizain e dinin në burg por e ndaluan në post-bllok

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka komentuar rastet e...

OKB: Sulmet në Gaza po marrin jetë civilësh

Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të OKB-së (OCHA)...

Ukraine/ Akuzat për ryshfet dhe qendrat mashtruese, Zelensky shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka larguar nga posti Prokurorin e Përgjithshëm të vendit, Ruslan Kravchenko, pasi zyra e këtij të fundit është akuzuar për mbështetjen e skemave mashtruese të qendrave të thirrjeve, në këmbim të ryshfeteve. Zelensky, në një postim në Telegram, theksoi: “Prokurori i Përgjithshëm ka vetëm një rrugëdalje: shkarkimin”, duke bërë apel […]