Operacioni ‘Rent Home 10’ në Shkodër, dy të arrestuar

Publikuar me datë:

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin “Rent home 10” dhe ka vënë në pranga një 29-vjeçare, e cila apartamentin e marrë me qira në lagjen “Ahmet Haxhia”, e kishte vënë në dispozicion të ushtrimit të prostitucionit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë edhe një 40-vjeçar, përfitues nga veprimtaritë kriminale, i cili u kap në këtë ambient.

Policia njofton se në kuadër të këtij operacioni ka vënë në pranga shtetasen L. S., 29 vjeçe, dhe shtetasin N. H., 40 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë ndërhyrjes në apartamentin e marrë me qira nga 29-vjeçarja, në lagjen “Ahmet Haxhia”, u konstatua se ambienti ishte përshtatur për ushtrim të prostitucionit dhe për shitje të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa. Në këtë ambient u kap edhe 40-vjeçari, i cili dyshohet se ka përfituar nga veprimtaritë e kundërligjshme.

Në përfundim u sekuestruan  sasi të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe një shumë parash (në euro dhe në lekë).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vlorë/ Përhapet murtaja e bagëtive, sëmundja prek 4 ferma në Selenicë, asgjesohen 700 krerë

Sëmundja vdekjeprurëse Murtaja e Ruminantëve të Vegjël është regjistruar...

Kryeministri dhuron gjak: “Krenar për Shqipërinë”

Kryeministri Edi Rama dhe stafi i Kryeministrisë kanë vijuar...

I mori numrin C.Ronaldo-s, Leao: Ishte speciale, u përpoqa ta nderoja

Largimi i C.Ronaldo-s nga ekipi përfaqësues i hapi rrugë...