Kompozitori i njohur Adrian Hila ndodhet në ambientet e Policisë së Tiranës, ku po merret në pyetje në lidhje me publikimin dhe shpërndarjen e videove intime që përfshijnë personazhe të njohur.
Një grup i specializuar i Krimeve Kibernetike po heton rastin, duke intervistuar Hilën për mënyrën si materialet private u shpërndanë dhe u publikuan në internet.

