Institucionet duhet të veprojnë pa vonesë për të ndryshuar ligjin që rregullon Gjykatën Speciale, u theksua nga protestuesit që të enjten u mblodhën në Prishtinë në mbështetje të katër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të dënuar me gjithsej 81 vjet burg nga Gjykata në Hagë më 16 shtator.
Nasim Haradinaj, ish-kryetar i OVL të UÇK-së, theksoi se Qeveria duhet t’i sjellë sa më parë në Kuvend ndryshimet e nevojshme në ligjin për Gjykatën Speciale përpara datës 6 tetor, raporton KosovaPress.
“Është e vërtetë që sot është dita e 15-të… I bëj thirrje Kuvendit për një unifikim, se nëse nuk bëjnë unifikim, nuk e nxjerrin ligjin nuk do të shkojë mirë. E pse me qitë popullin në rrugë, me bo demonstratë pa nevojë kur kemi mundësi t’i zgjedhim problemet pa zhurmë dhe përgjithmonë”, tha Haradinaj.
Time Kadriaj, deputete e Aleancës, shprehu shqetësim lidhur me qëndrimin e Qeverisë dhe tha se është e papranueshme që të mos merret asnjë veprim për lirimin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
“Çlirimtarët e Kosovës duhet të kthehen të pafajshëm, duhet të ndiqet shembulli i njëjtë me Kroacinë, që nga 24 vite Kroacia e ka sjellë atë të pafajshëm…Është turp nëse Qeveria nuk e procedon në Kuvend dhe që nuk e ka proceduar deri më tani ligjin për plotësim dhe ndryshim, në të cilin tentohet disa amendamente që do t’ia lehtësojnë punën kësaj gjykate”, tha Kadriaj.

Haradinaj gjithashtu tha: “Duhet punuar sa më parë, vetë populli, në Kosovë, Shqipëri, deri në Amerikë, për të treguar që jemi me UÇK-në dhe krejt jemi me UÇK-në”.
Një qytetar, i pranishëm në protestë, kritikoi institucionet për mungesën e reagimit të shpejtë ndaj proceseve në Gjykatën Speciale në Hagë.