Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzikës, Zana Çela ka publikuar një mesazh ku reflekton mbi ndikimin që muzika ka pasur në jetën e saj, jo vetëm në skenë, por edhe në jetën personale.
Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Çela shpreh falënderime për emocionet, përjetimet dhe kujtimet që muzika i ka sjellë ndër vite, duke e quajtur atë një element të pandarë nga jeta e saj.

