Një incident i rëndë ndodhi pasditen e 30 shtatorit në qytetin e Përmetit.
Rreth orës 17:00, në Lagjen e Re, një grua 40-vjeçare dyshohet se është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku jetonte.
Si pasojë e rënies, ajo ka ndërruar jetë.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se në momentin e ngjarjes 40-vjeçarja ndodhej në një gjendje të rënduar psikologjike.
Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje.

