Një zjarr ka shpërthyer të mërkurën në mesditë në një pikë grumbullimi skrapi në zonën e Fllakës, Durrës.
Flakët kanë prodhuar re të dendura tymi të zi që janë përhapur në të gjithë zonën përreth. Deri tani, nuk është bërë i ditur shkaku i zjarrit dhe nuk ka informacione nëse ka të lënduar.
Ndërkohë, zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe vijojnë të angazhuar për të shuar flakët.

