Noka në Komisionin e Sigurisë: Jemi në Republikën e Gysit dhe të karteleve

Publikuar me datë:

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka lëshuar akuza të forta në Komisionin e Sigurisë, duke e cilësuar Shqipërinë si një ‘Republikë të Gysit dhe të karteleve’, ku sipas tij vendimmarrja politike dhe institucionale kontrollohet nga interesa kriminale.

Duke folur për pastrimin e parave dhe lidhjet mes krimit, politikës dhe ekonomisë, Noka deklaroi se kullat dhe resortet që po ndërtohen në vend ngrihen, sipas tij, me paratë e drogës dhe korrupsionit.

‘Në Republikën e Gysit, kullat dhe resortet ngrihen të gjitha me para droge dhe korrupsioni’, tha Noka. Ai vijoi akuzat duke deklaruar se institucionet shtetërore nuk funksionojnë të pavarura, por sipas vullnetit të atij që e cilësoi ‘Gysi’.

‘Në Republikën e Gysit, as ky institucion që është sot këtu dhe asnjë tjetër nuk ekziston jashtë vullnetit të Gysit’, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD-së.

Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka në Komisionin e Sigurisë:

Në Republikën e Gysit, kullat dhe resortet ngrihen të gjitha me para droge dhe korrupsioni. Në Republikën e Gysit, as ky institucion që është sot këtu dhe asnjë tjetër nuk ekziston jashtë vullnetit të Gysit. Në Republikën e Gysit, se si pastrohen paratë dhe si mbyllen sytë për pastrimin e parave e përcaktojnë kartelet.

E përcakton Sueli, e përcakton Xhabafti, e përcaktojnë Troplinët. Në Republikën e Gysit, të emërohesh në një institucion duhet pa as më të voglën diskutim të jesh propozim i njërit nga këto kartele dhe pastaj Gysi, njëlloj si Irena me pesë mbiemra, ta merr në telefon me kamera kryeministrin dhe ia jep dhe e përcakton se kush duhet të emërohet dhe ku duhet të emërohet.

Madje përcakton Gysi edhe cili ministër duhet të ikë. Në Republikën e Gysit, katër ministra të brendshëm largohen sepse nuk janë në shijet e Gysit dhe jo të kryeministrit.

Në Republikën e Gysit, kryeministri s’është asgjë më shumë vetëm se një noter i vullnetit të Gysit dhe të karteleve që janë prapa Gysit.

Të flasësh për pastrim parash në një vend që Gysi me gjithë shefin e Gysit e kanë shndërruar në një lavatriçe botërore të pastrimit të parave, kjo për ne është edhe qesharake por është cinike, është edhe fyese. Është fyese.

Mos të tallemi me shqiptarët, e para pika e parë po tallemi me veten ë. Se në Republikën e Gysit vetëm për parandalimin e pastrimit të parave nuk mund të flitet. Mos e harroni, nuk jemi në Republikë Parlamentare, jemi në Republikën e Gysit dhe të karteleve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indi/ 8 studentë mbyten në det gjatë një ekskursioni

Një udhëtim arsimor në një plazh në shtetin perëndimor të Maharashtras në Indi u kthye në tragjedi, pasi tetë nxënës humbën jetën duke u mbytur në det, raportojnë mediat vendase. Të rinjtë, të gjithë 16-vjeçarë dhe nxënës të një shkolle private nga Pune, ishin pjesë e një grupi prej 48 vetash – përfshirë 25 djem, […]

78 metra e lartë dhe në zemër të Tiranës/ “Bjarke Ingels Group” fiton projektin për transformimin e Parkut Rinia

Është shpallur fituesi i konkursit ndërkombëtar për “Tirana Fountaine...