Vrasja e shqiptarit në Itali/ 12 gëzhoja dhe një plumb fatal, çfarë zbuloi ekspertiza balistike

Publikuar me datë:

Detaje të reja kanë dalë nga ekspertiza balistike për ngjarjen e rëndë në Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos, ku humbi jetën 36-vjeçari me origjinë shqiptare, Gjovalin Lazri.

Sipas rezultateve paraprake, të raportuara nga mediat italiane, të shtënat dyshohet se janë kryer nga një distancë më pak se 14 metra.

Në vendngjarje janë gjetur 12 gëzhoja, të grumbulluara në një zonë të vetme të banesës.Hetuesit po analizojnë pozicionin e gëzhojave, trajektoret e plumbave dhe pozicionet e personave në momentin e të shtënave. Në vend janë gjetur edhe tre elektrik dore, njëri prej tyre pranë trupit të Lazrit.

Sipas rindërtimit paraprak, Roberto Mollo, 35 vjeç, pronari i banesës, ishte zgjuar nga zhurmat jashtë dhe kishte dalë në ballkonin e katit të parë. Nga aty, sipas hipotezës së hetimit, ai ka qëlluar në drejtim të dritave të elektrikëve të personave që ndodheshin në pronë.

Një prej plumbave ka goditur Lazrin në qafë, duke i shkaktuar plagën fatale.

Ekspertiza balistike zgjati më shumë se pesë orë, ndërsa në vendngjarje u kryen edhe të shtëna provë dhe simulime për të përcaktuar trajektoret dhe distancën e të shtënave.

Prokuroria e Astit po vijon hetimet. Mollo është nën hetim për vrasje, ndërsa ai ka deklaruar se ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes. Hetuesit pritet të rikthehen në vendngjarje gjatë natës për të verifikuar kushtet e ndriçimit dhe shikimit në rrethana sa më të ngjashme me natën e ngjarjes.

Ngjarja ndodhi në orët e para të 20 shtatorit, pasi disa persona dyshohet se hynë në pronën e familjes Mollo. Pas të shtënave, 35-vjeçari telefonoi vetë numrin e emergjencës 112 dhe njoftoi autoritetet se kishte qëlluar një person.

Pak ditë më patë trupi i viktimës u soll në Shqipëri ndërsa iu dha lamtumira e fundit nga familjarë dhe të afërm në Vau Dejës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Mos beso gjithçka që sheh online”/ Teatri dhe Inteligjenca Artificiale bashkojnë nxënësit në luftën kundër dezinformimit në Shkodër

Në ditët e sotme një lajm i rremë, një foto e manipuluar apo një video e krijuar me Inteligjencë Artificiale mund të përhapen brenda pak minutash duke mashtruar mijëra njerëz. Për t’i mësuar të rinjtë si ta dallojnë informacionin e vërtetë nga dezinformimi, në shkollën e mesme “Oso Kuka” në Shkodër mori jetë shfaqja e […]

Sot protestohet kundër aktgjykimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Prishtinë sot mbahet protesta e organizuar nga platforma...