Titulli “Qytetar Nderi” i Tiranës u është akorduar Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi unanimisht këtë vendim, pas propozimit të kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.
Këta katër personalitete janë nderuar për rolin dhe kontributin e tyre në historinë e Kosovës dhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Përmes këtij vlerësimi, Bashkia e Tiranës thekson rëndësinë e veprës së tyre në ngjarjet historike të lidhura me Kosovën dhe në përpjekjet për çlirimin e saj.

