Policia e Belshit ka vënë në pranga një 18-vjeçar, i cili akuzohet se ka përplasur me motomjet një vajzë 14-vjeçare, duke drejtuar pa leje drejtimi dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:10 në fshatin Shalës, sipas njoftimit të Policisë. I riu, me inicialet A. N., dyshohet se humbi kontrollin mbi motomjetin dhe goditi të miturën, përpara se të largohej nga vendi i aksidentit.
Pasi autoritetet morën njoftim për rastin, forcat e Policisë nisën menjëherë procedurat për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit. Në një kohë të shkurtër, 18-vjeçari u gjet, u ndalua dhe u arrestua nga efektivët.
Vajza 14-vjeçare është dërguar në spital dhe aktualisht po trajtohet nën mbikëqyrjen e mjekëve.
I dyshuari përballet me akuza për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimin nga vendi i aksidentit”. Prokurorisë i janë dorëzuar materialet procedurale për vijimin e hetimeve.

