Trump: Do ta fitojmë luftën me Iranin shumë shpejt

Publikuar me datë:

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se Shtetet e Bashkuara do të dalin fituese nga përballja me Iranin “shumë shpejt”, ndërkohë që bëri të ditur se zyrtarë të tij kanë zhvilluar bisedime me ndërmjetës të angazhuar për zgjidhjen e konfliktit.

Gjatë një deklarate të dhënë të hënën në Zyrën Ovale, Trump tha se administrata e tij ka qenë në kontakt me ndërmjetës, në një përpjekje për të gjetur një zgjidhje përfundimtare të luftës.

“Ne do ta fitojmë. Për sa më përket mua, do të ndodhë në një mënyrë ose në një tjetër. Do të përfundojë mjaft shpejt”, tha Trump.

Presidenti amerikan nuk ofroi informacione të mëtejshme lidhur me identitetin e ndërmjetësve apo natyrën e bisedimeve diplomatike të zhvilluara.

Ai u shpreh gjithashtu për çështjen e çmimeve të karburanteve, duke theksuar se pritet një rënie e madhe e tyre pas përfundimit të luftës në favor të SHBA-së, njofton Telegrafi.

“Çmimet e benzinës do të bien shumë pas fitores sonë”, deklaroi ai.

Këto deklarata të Trump vijnë në një periudhë kur përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e konfliktit po zhvillohen paralelisht me veprimet ushtarake që Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin kundër Iranit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Mbledhja nuk është bërë për skandalin e SHISH”, Peka: Rama e thirri mbledhjen për presion

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Avenir Peka, ka komentuar rreth...

Spanjë/ Vazhdojnë protestat, qytetarët kundër kostos së strehimit

Protestuesit në sheshin qendror të Madridit u zotuan të...