Një zjarr shpërtheu në lagjen “Zinxhira” të Gjirokastrës, duke përfshirë një zonë të mbuluar me barishte, shkurre dhe mbeturina, dhe krijoi rrezik për banesat aty pranë.
Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur izolimin e vatrës dhe ndalimin e përhapjes së flakëve në drejtim të zonës së banuar.
Nuk janë raportuar dëme materiale në banesat përreth për shkak të këtij zjarri.

