Thethi mes mbeturinave, prej dy javësh pa pastrim zona turistike

Publikuar me datë:

Thethi, një prej destinacioneve më të frekuentuara turistike në veri të Shqipërisë, po përballet me probleme me menaxhimin e mbetjeve. Mbeturinat nuk janë pastruar prej rreth dy javësh, duke krijuar një situatë shqetësuese në këtë zonë turistike.

Pamjet e publikuara tregojnë mbetje të grumbulluara, të cilat dëmtojnë pastërtinë dhe imazhin e Thethit, që çdo vit tërheq vizitorë vendas dhe të huaj.

Denoncimi ngre pikëpyetje për mungesën e shërbimit të pastrimit dhe përgjegjësinë e Bashkisë Shkodër për mirëmbajtjen e një prej zonave më të rëndësishme të turizmit malor. Situata bie ndesh me përpjekjet për promovimin e Thethit si një destinacion turistik dhe pritjen e vizitorëve në kushte të përshtatshme.

Burimi Newspower.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Paralajmërim për qytetarët: SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank

Një mesazh i dyshimtë, që përdor emrin e Raiffeisen...

Qyteti antik i Bushatit i shtohet hartës arkeologjike të Shkodrës

Me rastin e Ditëve Europiane të Trashëgimisë dhe Ditës...