Paralajmërim për qytetarët: SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank

Publikuar me datë:

Një mesazh i dyshimtë, që përdor emrin e Raiffeisen Bank, po u dërgohet qytetarëve me pretendimin se duhet të përditësojnë të dhënat e tyre personale përmes një lidhjeje.

SMS-ja vjen nga numri i huaj +358 41 3128170 dhe i orienton marrësit drejt një linku ku kërkohet plotësimi i informacioneve personale.

Dyshohet se bëhet fjalë për një skemë mashtrimi online të njohur si phishing, që synon të përvetësojë të dhëna personale dhe bankare të qytetarëve.

Qytetarët këshillohen të mos hapin lidhjen dhe të mos vendosin të dhëna personale, fjalëkalime apo informacione të kartave bankare. Mesazhi duhet të fshihet dhe të raportohet si i padëshiruar.

Për të shmangur rënien pre e këtyre skemave, këshillohet që çdo kërkesë për përditësimin e të dhënave bankare të verifikohet vetëm përmes kanaleve zyrtare
të bankës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Thethi mes mbeturinave, prej dy javësh pa pastrim zona turistike

Thethi, një prej destinacioneve më të frekuentuara turistike në...

Qyteti antik i Bushatit i shtohet hartës arkeologjike të Shkodrës

Me rastin e Ditëve Europiane të Trashëgimisë dhe Ditës...