Lushnje/ Mësuesi akuzohet se ngacmonte seksualisht me sms nxënësen 13 vjeçe, e denoncuan prindërit

Publikuar me datë:

Zbulohen detaje nga arrestimi i një mësuesi 60-vjeçar në Lushnjë i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, përmes mesazheve, një nxënëse 13-vjeçare.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Fierit, efektivët e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë arrestuar shtetasin me inicialet M. S., 60 vjeç, me detyrë mësues në një shkollë në Lushnjë.

Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarja është denoncuar nga prindërit e të miturës. Pas komunikimeve që vajza kishte në telefon, prindërit janë drejtuar në polici dhe kanë bërë kallëzim për rastin.

Sipas të dhënave të administruara gjatë hetimit, dyshohet se mësuesi i kishte dërguar prej kohësh të miturës mesazhe me përmbajtje të papërshtatshme. Pas denoncimit, policia ka kryer veprimet hetimore dhe ka administruar provat e paraqitura në lidhje me komunikimet.

E mitura, sipas burimeve të mësipërme, ka qenë e tronditur nga situata dhe ua ka treguar prindërve komunikimet që kishte pasur në telefon. Pas marrjes së denoncimit dhe kryerjes së veprimeve procedurale, policia ka bërë arrestimin e 60-vjeçarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related