Akuzohet se shisnin drogë pranë shkollave, Gjykata e Tiranës lë në burg 31 të dyshuarit, 14 të tjerë ende në kërkim

Publikuar me datë:

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 31 personat e dyshuar si pjesë e grupeve që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit, përfshirë edhe pranë shkollave.

Vendimi vjen pas finalizimit të operacionit policor “Shkolla të Pastra”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, pas katër muajsh hetime. Nga hetimet janë identifikuar 52 persona që dyshohet se ishin të përfshirë në veprimtarinë e shpërndarjes së drogës.

Për 31 prej tyre janë ekzekutuar masat e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa 14 persona të tjerë të identifikuar gjatë hetimit janë shpallur në kërkim. Sipas të dhënave të policisë, gjatë fazës hetimore ishin arrestuar edhe 7 persona të tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related