Drejtësia refuzoi Ramën/ Kryeministria i sfidon hapur: Do vazhdojmë punën për ligjin e pagave

Publikuar me datë:

Pas refuzimit të institucioneve të drejtësisë për të marrë pjesë në tryezën e thirrur nga Edi Rama për diskutimin e pagave të magjistratëve, kryeministria ka kthyer përgjigje zyrtare.

Gjykata e Lartë, GJKKO dhe shoqatat e gjyqtarëve kanë argumentuar se duhet pritur më parë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pasi ligji i ri për pagat është kundërshtuar në këtë gjykatë.

Në përgjigjen e firmosur nga Sekretarja e Përgjithshme e Kryeministrisë, Elsonida Rama, thuhet se kërkesa për shtyrjen e takimit mirëkuptohet, ndërsa theksohet se dialogu ndërinstitucional mbetet i rëndësishëm.

“Mirëkuptojmë këtë kërkesë, ndonëse vlerësojmë se dialogu dhe bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet aktorëve të ndryshëm të sistemit të drejtësisë mbetet i rëndësishëm dhe, në parim, i pavarur nga procese të tjera që mund të zhvillohen paralelisht”, thuhet në përgjigje.

Ndërkohë, Rama paralajmëron se puna për hartimin e ligjit të ri mbi pagat do të vijojë që nga dita e nesërme.

Sipas Kryeministrisë, një parashtrim i përgjithshëm mbi draftin ishte përgatitur për t’u diskutuar në tryezën e planifikuar.

“Duke filluar nga dita e nesërme, do të vijojmë punën për hartimin e ligjit të ri mbi pagat, mbi të cilin ishte përgatitur edhe një parashtrim i përgjithshëm, me synimin për ta shtruar si pjesë të diskutimit dhe dialogut të përbashkët gjatë takimit”, thuhet në letër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related