Skandali te SHISH me Vlora Hysenin/ Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, çfarë pritet në vijim

Publikuar me datë:

Këshilli i Sigurisë Kombëtare u mblodh sot me thirrjen e Presidentit Bajram Begaj, ndërsa në qendër të diskutimeve ishte situata e institucioneve të sigurisë pas zhvillimeve të fundit në lidhje me hetimin ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Thirrja e Këshillit, mbledhja e të cilit nisi në orën 08:30 erdhi pas nisjes së hetimeve ndaj Vlora Hysenit, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Për çështjen, kryeministri Edi Rama është shprehur se hetimi është në kompetencën e drejtësisë. Në të njëjtën kohë, ai ka nënvizuar përgjegjësinë e shtetit për garantimin dhe mbrojtjen e institucioneve që lidhen me sigurinë kombëtare.

Në një lidhje live për News24, gazetari Ergys Gjençaj raportoi se kryeministri Edi Rama ishte paraqitur në Pallatin e Brigadave. Po ashtu pjesë e takimit është dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dhe drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita po ashtu dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit.

Pritet që kryeministri t’ja sugjerojë presidentit emrin e ri të kreut të SHISH. Kreu i shtetit pritet që të dekretojë më pas drejtuesin e Shërbimit Informativ Shtetëror. Po ashtu, pritet që drejtuesi i ri i SHISH të zgjidhet, pas nënshtrimit të një vettingu, pas skandalit të fundit me Vlora Hysenin.

Kujtojmë se rasti i Vlora Hysenit është e paprecedentë për vendin tonë, ku një drejtues i SHISH përfshihet në skandal të nxjerrjes së sekreteve. Hyseni ka ndihmuar biznesmenin Ergys Agasi teksa ky i fundit ishte në arrati. Për çështjen, kryeministri Edi Rama është shprehur se hetimi është në kompetencën e drejtësisë. Në të njëjtën kohë, ai ka nënvizuar përgjegjësinë e shtetit për garantimin dhe mbrojtjen e institucioneve që lidhen me sigurinë kombëtare. Sakaq, 3 vite më parë u mbledh për herë të fundit Këshilli i Sigurisë, pas sulmeve kibernetike nga Irani, ndërsa në mbledhje nuk merren vendime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related