Cërrik/ Humbi kontrollin e motomjetit, vdes 21 vjeçari, plagoset adoleshenti

Publikuar me datë:

Një aksident tragjik ka ndodhur në lagjen nr. 3, ku një 21-vjeçar me inicialet O. M. ka humbur jetën pasi, sipas dyshimeve, ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe është përplasur me një shtyllë.

O. M. ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes si pasojë e përplasjes së rëndë.

Ndërkohë, pasagjeri i motomjetit, D. C., 17 vjeç, u dërgua me urgjencë në spital ku mori ndihmën mjekësore të nevojshme dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, duke vijuar punën për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin fatal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related