916 gjoba në një javë në Shkodër, nga shpejtësia te alkooli dhe përdorimi i celularit në timon

Publikuar me datë:

Policia Rrugore e Shkodrës ka ndëshkuar qindra drejtues mjetesh gjatë kontrolleve të zhvilluara përgjatë javës në rrugët e qarkut, me qëllim evidentimin e shkeljeve dhe parandalimin e aksidenteve.

Sipas të dhënave të policisë, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar në flagrancë 2 persona dhe janë proceduar penalisht 13 të tjerë për drejtim të automjeteve në mënyrë të parregullt.

Në total, janë vendosur 916 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Nga këto, 172 gjoba janë dhënë për tejkalim të shpejtësisë, 31 për parakalime të gabuara dhe 8 për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit.

Një numër i konsiderueshëm shkeljesh lidhet edhe me parkimin e gabuar, me 357 masa të vendosura për parkim ose qëndrim të parregullt. Ndërkohë, 60 drejtues janë konstatuar pa kaskë mbrojtëse, 19 pa rrip sigurimi dhe 6 të tjerë duke përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Policia njofton se kontrollet do të vijojnë në rrugët urbane, interurbane dhe rurale të qarkut, ndërsa u kërkon drejtuesve të mjeteve të zbatojnë rregullat e qarkullimit për të shmangur aksidentet dhe për të rritur sigurinë
në rrugë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Xhenis Çela: Rikonstruksioni i rrugës së Komanit, ndikim në turizmin dhe ekonominë e Veriut

Deputetja e Partisë Socialiste, Xhenis Çela, ka vlerësuar investimin...

Alarm pranë bazës amerikane në Britani, arrestohen disa persona, evakuohen banorët

Një incident ka ndodhur në një fshat pranë bazës...

Zjarr në çatinë e një hoteli në qendër të Shkodrës, zjarrfikësit neutralizojnë flakët

Një hotel në qendër të Shkodrës është përfshirë nga...